Gjiganti kinez i smartphone-ëve Huawei është akuzuar shpesh se kopjon gjuhën e saj të dizajnit nga Apple, por tashmë ajo po merr dhe personelin e iPhone. Huawei ka punësuar ish drejtoreshën kreativ të Apple, Abigail Sarah Brody.

Ajo do të jetë kreu i ri i dizenjuesve të smartphone-it kinez. Brody u largua nga Apple në 2011, pasi punoi për afërsisht një dekadë me kompaninë, si dhe ka qënë pjesë e skuadrës së dizenjimit të iOS1 për iPhone e parë

Huawei dëshiron të konsolidojë pozicionin e tij si një nga smartphone-ët më të përdorur në botë Kompania aktualisht është e tretë në prodhimin e smartphone-ve në botë, pas Samsung dhe Apple.

Top Channel