Dërgonin shqiptarë në SHBA, Prokuroria kërkon 74 vite burg për 5 persona

29/10/2015 14:10

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar dënimin me 74 vjet burg në total për 5 persona, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kalonte shtetas shqiptarë në mënyrë klandestine nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prokuroria ka kërkuar 16 vjet burg për Nertil Privizin, 16 vjet për Fatos Faskon, 15 vjet për Enver Karajn, 14 vjet për Fatmir Bakallin dhe 13 vjet për Nikoll Kolajn.

Veprimtaria e këtyre personave shtrihet që në muajin dhjetor të vitit 2013 dhe konsiston në organizimin e emigracionit të paligjshëm me destinacion SHBA-në. Personat që nisen me drejtim ShBA-në janë nga zona të ndryshme të Shqipërisë, por kryesisht nga zona e Shkodrës dhe e Malësisë së Madhe. E gjithë lëvizja e personave kryhet nëpërmjet dhënies së një pagese prej 25 mijë dollarësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA