Berat, zjarrfikësit trajnohen për raste emergjencash

29/10/2015 11:10

Në tre vitet e fundit qarqet e Beratit, Fierit dhe Elbasanit janë përmbytur disa herë si pasojë e vërshimit të lumenjve.

Në këtë prag dimri, kur rreziku është evident, Ferderata Shqiptare e Raftingut, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, po zhvillon një trajnim dyditor për forcat e zjarrfikëse dhe ato të shpëtimit nga të treja qarqet, për të rritur formimin profesional të tyre.

Ky trajnim ka si qëllim përgatitjen e tyre për parandalimin dhe shpëtimin e jetës së njerëzve dhe pronës nga përmbytjet, si dhe ndërhyrjen në rastet e emergjencave apo fatkeqësive natyrore.

Trajnimi në teori është zhvilluar të mërkurën në mjedisiet e Repartit të Zjarrfikëses në qytetin e Beratit, ndërkohë që në lumin Osum është bërë mësimi në praktikë, ku Federata ka vënë në dispozicion guidat e saj dhe pajisjet profesionale.

Luman Spathara, drejtor i repartit të zjarrfikësve dhe i emergjencave në Berat, deklaroi se ky trajnim vjen në një moment shumë të rëndësishëm, pasi eksperienca ka treguar se efektivët e këtyre seksioneve kanë qënë në krye të aksioneve të shpëtimit në rastet e përmbytjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA