Forca të shumta policore, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, kanë ndërmarrë një aksion policor në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Dëshmitarë okularë pohojnë se njësiti për intervenim të shpejtë ka bastisur shtëpinë e Riza Jonuzit, i cili mendohet se ka pasur lidhje me grupin e armatosur që më 9 maj u përlesh me forcat maqedonase të sigurisë, ku mbetën të vrarë 10 kosovarë dhe 8 pjesëtarë të policisë maqedonase.
 
Banorët e “Lagjes së Trimave” janë shqetësuar dhe frikësuar tej mase nga ky aksion policor.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk kanë dalë me ndonjë shpjegim zyrtar  lidhur me këtë aksion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA