Android mund të jetë ende sistemi më popullor i telefonëve smart, por iOS i Apple është duke fituar terren.

Njeriu kryesor në kompaninë Apple, Tim Cook deklaroi se 30% e klientëve të cilët kanë blerë së fundmi një telefon iPhone kanë hequr dorë nga një telefon smart i Android.

Ky është numri më i madh i njerëzve të cilët kanë braktisur Android në tre vite, që nga koha kur Apple mban të dhëna për klientët e saj, duke bërë që Cook të “ndihej shumë krenar”.

Që nga viti 2014, Apple gjithnjë e më shumë iu është afruar përdoruesve të Android duke iu bërë më të lehtë kalimin në iOS. Se fundmi ata prezantuan edhe aplikacionin e parë të quajtur “Move to iOS” në mënyrë që të ndihmojnë njerëzit të transferojnë kontaktet, të dhënat dhe skedarët e tjerë në iOS 9.

Top Channel