Tiranë, autobusi përplas për vdekje këmbësorin
27/10/2015 12:30
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 73-vjeçari është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Tiranë.
Nga të dhënat e fundit rezulton se, ngjarja ka ndodhur pranë “Farmacisë 10”, ku këmbësori është përplasur nga autobusi i Unazës.
Patrulla policore të ndodhura aty pranë kanë vajtur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit Aleksandër Prenga.
Ndërkohë, viktima e aksidentit është identifikuar si shtetasi Sali Çena, saktësojnë më tej burime policore zyrtare.
Top Channel