Tahiri: Kamerat e sigurisë në pallate e biznese, të domosdoshme

27/10/2015 12:45

Kamerat e sigurisë në pallate dhe biznese janë të domosdoshme është shprehur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në përurimin e ambienteve të reja të komisariatit nr.3 në Tiranë.

“Kjo është e vetmja rrugë për t’i bërë qytetet më të sigurta, është hap për ndarjen e barrës së sigurisë. Ne bëjmë gabim që përgjegjësinë e sigurisë ia ngarkojmë vetëm policisë. Të mos harrojmë që proceset gjyqësore rikthejnë në liri persona me precedentë, ndaj këto masa janë të nevojshme”, ka thënë Tahiri.

I pyetur nga mediat për fluksin e refugjatëve, ministri i Brendshëm tha se qeveria ka ngritur një grup pune për të mos patur surpriza. “Zgjidhja për refugjatët kapërcen kufijtë e vendimmarrjes ndaj meriton zgjidhje europiane”, ka thënë ministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA