Kërcënon bashkëshorten me armë, arrestohet

27/10/2015 09:20

Policia e Tiranës ka bërë të mundur parandalimin e një krimi në familje mëngjesin e të martës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja”, ku pasi i ka shpëtuar kërcënimit të bashkëshortit, një grua ka telefonuar në sallën operative për të denoncuar ngjarjen.

Teksa gruaja ka mundur të dalë nga shtëpia, vajza e saj S.K, 26 vjeç kishte qëndruar në shtëpi me të atin, Besim Pengili, 54 vjeç, i cili pas një tronditje psiqike kishte nxjerrë armën dhe kishte kërcënuar të vriste të shoqen.

Policia ka rrethuar banesën menjëherë pas njoftimit, dhe pas negociatave me Pengilin kanë bërë të mundur neutralizimin e tij. Të pranishëm kanë qënë negociatorët e repartit RENEA, forcat “Shqiponja” dhe efektivët e komisariatit nr. 3. 54-vjeçari u shoqërua në komisariat dhe në vendngjarje u sekuestrua dhe arma e krimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA