Yahoo bën të ditura detajet e një marrëveshje të re me Google. Sipas kësaj marrëveshjeje që bëhet efektive që prej 1 tetorit, dhe zgjat deri në fund të 2018, Google do t’i sigurojë Yahoo-së algoritmet e kërkimit, shërbimin e kërkimit të fotove si për kompjuter dhe për telefonë.

“Në tetor, kompania arriti një marrëveshje me Google, që i siguron Yahoo-së të zgjedhë mes burimeve të rezultateve të kërkimit dhe reklamave. Oferta e Google plotëson shërbimin e kërkimit të siguruar nga Microsoft, që mbetet një partner kryesor, si dhe vetë teknologjia e kërkimit e Yahoo-së, dhe produktet e saj të reklamave”, thuhet në një njoftim të fundit të Yahoo-së.

Top Channel