Facebook ka mbi 1.5 miliardë përdorues në të gjithë botën, por ky rrjet social nuk i bën njerëzit të lumtur. Një studim ka treguar se njerëzit duan diçka tjetër.

Snapchat, aplikacioni që ju lejon të dërgoni foto, video ose mesazhe të shkurta të cilat më pas zhduken, rezulton t’i bëjë njërezit më të lumtur.

Në një kërkim të Universitetit të Miçiganit thuhet se Snapchat, që tërheq rreth 100 milionë përdorues çdo ditë, është rrjeti social që sjell kënaqësinë më të madhe në mesin e përdoruesve që kanë llogari në disa rjete sociale.

“Rezultatet treguan se Snapchat ofronte një mënyrë interesante komunikimi dhe që pëlqehet nga njerëzit, pra ishte një mënyrë e re, një risi, që u mirëprit”, u shpreh Joseph Bayer, udhëheqës i këtij kërkimi.

Top Channel