Lushnje, kamionçina në kanal; 7 të plagosur

26/10/2015 11:15

Shtatë persona janë lënduar në një aksident të ndodhur ditën e sotme në autostradën Lushnje-Fier, në kilometrin e pestë. Në aksident u përfshinë një mjet tip “Benz” dhe një kamionçinë.

Gjashtë persona kanë qenë duke udhëtuar me kamionçinën, ndërsa vetëm një person në mjetin tjetër. Sipas policisë rrugore, nga 7 të aksidentuarit vetëm njëri ndodhet në gjendje të rëndë.

Shtetasi Mondi Kaja, 26 vjeç, ndodhej pasagjer në kamionçinë në momentin e aksidentit. Ai tani po lufton për jetën në spital, ndërsa gjashtë personat e tjerë janë jashtë rrezikut.

Policia ndaloi drejtuesin e mjetit tip “Benz”, Franko Myrto, për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Dyshohet se shkak është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga të dy drejtuesit e mjeteve.

Një prej tyre ishte me shpejtësi tej normave, ndërsa kamionçina ka parakaluar dhe për pasojë është përplasur dhe ka përfunduar në kanal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA