Tre vjet pasi la Prokurorinë e Përgjithshme si numri një i saj, ish-kryeprokurorja Ina Rama e fitoi betejën në shkallën e dytë të Gjykatës Administrative, për një padi të ngritur prej saj për rikthimin në gjyqësor.
Gjykata e Apelit Administrativ urdhëroi me një vendim Këshillin e Lartë të Drejtësisë që t’i propozojë presidentit emërimin e ish-prokurorës së përgjithshme në Gjykatën e Apelit.
Vendim u komunikua nga treshja e gjyqtarëve Artur Malaj, Lindita Selmanaj dhe Alkelina Gazidede, ndërkohë që verdikti nuk është zbardhur ende, çka do të thotë se nuk dihen argumentet e togave të zeza që i dalin kundër KLD-së.
Ish-kryeprokurorja Ina Rama paditi në vitin 2013 Këshillin e Lartë të Drejtësisë pasi nuk kishte marrë në konsideratë kërkesën e saj për t’u kthyer në gjyqësor.
Kjo padi civile u rrëzua më herët nga shkalla e parë e Gjykatës Administrative, ndërkohë që verdikti i Apelit konsiderohet i formës së prerë.
Top Channel