Fjalëkalimet mbeten akoma njëra nga shqetësimet më të mëdha në sigurinë e kibernetikës, pasi edhe për vitin 2014 fjalëkalimet më të preferuara nga njerëzit ishin “123456”, “password” dhe “qwerty”, duke iu lehtësuar shumë punën hakerëve.

Por, një 11-vjeçare nga Nju Jorku tashmë ka një zgjidhje. Mira Modi ka nisur një biznes të sajin duke iu ofruar fjalëkalime të sigurisë së lartë për vetëm 2 dollarë. Ajo i krjon fjalëkalime të cilat lehtësisht mbahen mend, por vështirë të thyhen.

Këtë gjë ajo e bën duke përdorur një sistem të quajtur Dicewate, që duke përdorur kubin me numra arrin të zgjedhësh fjalët nga fjalori i këtij sistemi. Këto fjalë bashkohen në një duke krijuar atë që quhet “frazëkalimin”, që në të vërtetë përbëhet nga 6 fjalë të ndryshme.

 “Fillova këtë punë se mami nuk dëshironte të humbiste kohë duke rrotulluar kubin, prandaj ajo më pagoi mua që ta bëj këtë gjë aq herë sa kërkohet dhe të gjej fjalëkalimin. Pastaj kuptova që edhe të tjerët duan të njëjtën gjë”, ka shkruar Modi në faqen e saj të internetit.

Top Channel