Pas protestave masive në Beograd, Vuçiç njofton dorëheqjen brenda muajsh, SNS pritet të zbulojë platformën zgjedhore Me dhjetëra vetë janë plagosur në kryeqytetin malazez, Podgoricë, pas përleshjeve të dhunshme që shpërthyen mes policisë e demonstruesve antiqeveritarë.
kur disa prej demonstruesve lëshuan flakadanë drejt kordonit të policëve të rreshtuar përpara ndërtesës së Parlamentit, pohon reporteri i agjencisë së lajmeve “Reuters”, i cili në ato momente ndodhej në vendngjarje e ka parë gjithçka me sytë e tij.
Ekzekutivi malazez shkroi në faqen e vetë në Twitter se, pati disa të lënduar në radhët e efektivëve të policisë, pa dhënë megjithatë një numër të saktë.
Udhëheqësit e opozitës nuk kanë bërë ende asnjë koment mbi situatën. Në bindjen e tyre, politikani veteran Gjukanoviç, në pushtet prej dy dekadash tashmë, po e qeveris ish-Republikën jugosllave me 680 mijë banorë si ta kishte çifligun e tij.
Milan Knezeviç, një prej figurave më në zë të Frontit Demokratik, forca qëndrore shtytëse pas valës disajavore të protestave në vend, këmbëngul se Mali i Zi ndodhet përpara një pike kthese historike.
Pak para tubimit, një grup mbështetësish të opozitës qëlluan me gurë ndërtesën e Ambasadës shqiptare në Podgoricë, duke dëmtuar pjesën e jashtme të saj. Sulmi u dënua ashpër si nga qeveria malazeze, ashtu dhe nga Tirana zyrtare.
Lëvizja opozitare në këtë vend përbëhet sa nga parti properëndimore, ashtu dhe nga elementë proserbë, që ushqejnë marrëdhëniet e ngushta Podgoricë-Beograd. Protestat e opozitës po shkallëzohen, në kohën kur Mali i Zi është kandidat për anëtarësim në BE dhe pritet, që brenda këtij viti të marrë ftesën për anëtarësimin në NATO.
Top Channel