Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dënoi dhunën në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe vlerësoi lartë punën e forcave të rendit si dhe sjelljen e kulturuar siç u shpreh ai të deputetëve të pozitës.
“Vlerësoj sjelljen tepër të kulturuar të deputetëve të pozitës, sepse e kanë patur të vështirë të punojnë në një ambjent të tillë, por edhe të Kryetarit të Kuvendit, i cili ka gjetur mënyrën më të mirë për të vazhduar punën. Me këtë Kuvendi ka treguar se mund të funksionojë, e se askush nuk mund ta ndalë punën e Kuvendit”, u shpreh Mustafa.
Shumë kritik ka qenë edhe zv/kryeministri Thaçi, i cili ka thënë se kolacioni qeverisës gëzon legjitimin të plotë në Kuvend.
Ndërkohë deputeti i VV, Albin Kurti tha se mbrëmjen e së premtes, opozita ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në Kuvend dhe jashtë tij. Ai tha se, ose do të rrëzohen marrëveshjet me Serbinë, që VV e quan “Zajednica”, ose do të rrëzohet edhe “Zajednica”, edhe qeveria.
Top Channel