Presidentja e Kosovës ka reaguar lidhur me ngjarjet e mbrëmjes së të premtes në Parlamentin e Kosovës. Ajo i ka bërë apel opozitës të heqë dorë nga dhuna, pasi aspiratat e vendit janë në rrezik.
“Skenat dhe veprimet e dhunshme në Kuvend janë të dënueshme dhe të papranueshme, mjetet e përdorura plotësisht në kundërshtim me parimet bazike të një rendi demokratik dhe një demokracie parlamentare. Apeloj te deputetët e opozitës të heqin dorë nga dhuna. Aspiratat e vendit tonë po rrezikohen thellësisht nga këto ngjarje dhe këto veprime po e dëmtojnë demokracinë që e kemi ndërtuar me mund. Apeloj te i tërë spektri politik që t’i kthehen normalitetit, që institucionet të vazhdojnë punën sepse kemi shumë sfida para vetes”, thotë Jahjaga.
Dialogu është gurthemeli i demokracisë, thotë presidentja. “Aty ku ka dialog, ka zgjidhje”, përfundon deklarata e kreut të shtetit të Kosovës.
Top Channel