Shefi ekzekutiv i Twitter dhe bashkëthemeluesi Jack Dorsey, ka thënë se do të japë një të tretën e aksioneve të tij për punonjësit e firmës. Stoku total është në vlerën 1% të të gjithë kompanisë, thënë ndryshe plot 197 milionë dollarë.

“Plani është që të investojmë drejt për drejt tek njerëzit tanë”, thotë Dorsey, i cili është cilësuar si lideri i përjetshëm i kompanisë. Vetë Twitter nuk ka dhënë asnjë koment për këtë. Javën e kaluar kompania bëri të ditur se do të pezullojë 336 punonjës, apo 8% të stafit të saj.

Dorsey, i cili është shefi i përkohshëm që prej korrikut, pas dorëheqjes së Dick Costolo, ka postuar në Twitter: “Më mirë të kem një pjesë të vogël të diçkaje të madhe, se të kem një pjesë të madhe të diçkaje të vogël”.

Top Channel