Deputeti i VV, Albin Kurti tha se mbrëmjen e së premtes, opozita ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në Kuvend dhe jashtë tij. Ai tha se, ose do të rrëzohen marrëveshjet me Serbinë, që VV e quan “Zajednica”, ose do të rrëzohet edhe “Zajednica”, edhe qeveria.
Ndërkohë, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri e quajti të paligjshme seancën e Kuvendit të mbajtur në sallën alternative, që VV e quajti restorant. Ymeri tha se koalicioni që e ka kap shtetin ka mbajtur takim të paligjshëm duke përjashtuar një të tretën e deputetëve.
Ymeri tha se policia, as nuk ka lejuar deputetët e opozitës që të afrohen drejt vendit, ku sipas tij deputetët e koalicionit ishin fshehur për të mbajtur takim qe Ymeri e quajti të paligjshëm.
Ai tha se opozita e bashkuar do të vazhdojë protestat për të bllokuar mbajtjen e seancave, ndërsa tha se koalicioni do të detyrohet sërish të fshihet.
Top Channel