Tiranë, arrestohen 14 persona të shpallur në kërkim

23/10/2015 13:00

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar 14 persona të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Në këtë operacion masiv janë angazhuar 207 forca policie dhe 4 grupe FNSH-je.

Gjatë operacionit u kryen 50 kontrolle banesash.

Personat e kapur nga policia kanë qenë të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme si plagosje e rëndë me dashje, kanosje, shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike, vjedhje etj.

Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA