Deputeti demokrat Gent Strazimiri akuzoi dhe njëherë kryeministrin Edi Rama se po gënjën, dhe se u ka dhënë miliona lekë deputetëve të tij. Në një dalje për mediat Strazimiri tha se plaçkitja e OSHEE-së vazhdon njësoj, me shuma marramendëse pa tender e pa njoftim.
“E mbrojti dje Edi Rama në parlament dhe në emisionin opinion deputetin e tij Sadri Abazi, përfitues i 970 milionë lekëve, duke thënë se qenka një firmë kosovare ajo që ka marrë paratë, që thjesht i paska zyrat tek pallalet e Sadriut. Gënjen. Alko-Impex, jo vetëm qëllon që i ka ambientet në të njëjtën adresë me Uslugën e Sadri Abazit, të njëjtën zyrë, por ka përfaqësues ligjor Arbër Abazin. Nipi i deputetit të Ramës. I mbrojti Edi Rama dhe firmat e tij “Ndreu” dhe “Gjici”, në parlament dhe në “Opinion”, duke thënë se paskan pasur kontrata që në vitin 2009; d.m.th që në ditën e parë të privatizimit të kompanisë; d.m.th, CEZ është plaçkitur që ditën e parë me bashkepunimin dhe përfitimin direkt te “rilindasve” dhe të Edi Ramës. Çështja është se plaçkitja vazhdon njësoj edhe tani qe ish-CEZ është kthyer në OSHE, nën administrimin e kryeministrit, madje me të njëjtat shuma marramendese e nga të njëjtët monstra kryeministrore. Madje, milionat po i marrin tani pa tender, pa njoftim, pra pa konkurencë”, deklaroi Strazimiri.
Ai tha më tej se kryeministri u tërhoq nga arbitrazhi “pasi plaçkitja e OSHEE-së duhet të vazhdonte me të njëjtat ritme”.
Top Channel