Tiranë, prokuroria çon për gjykim 7 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t

22/10/2015 11:05

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 7 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Sipas një njoftimi për shtyp, hetuesit kanë arritur në përfundimin se ish-zyrtarët e kanë konsumuar veprën penale në fjalë duke mundësuar legalizimin e ndërtimit të 14 subjekteve private.

Në këtë mënyrë, thotë organi i akuzës së kryeqytetit, shtetit i është shkaktuar një dëm prej rreth 370 mijë eurosh.

Hetimet nisën pas një kallëzimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucion që kishte konstatuar shkelje ligjore gjatë kontrollit për periudhën 2004-2011.

Shtatë ish-zyrtarët e degës së ALUIZNI-t të Tiranës janë: Eli Pano, Svjetllana Jakupi, Magda Suljoti, Suela Gjançi, Nertil Abdulaj, Endrit Lile dhe Dritan Papanastasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA