Përmet, pranga 2 doganierëve të pikës kufitare Tre Urat
22/10/2015 09:05
Dy doganierë të pikës kufitare Tre Urat janë arrestuar në orët e fundit në Përmet, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave dy oficerët e arrestuar janë shtetasit Sokol Kamenica dhe Orland Çepani.
Nga kontrollet është zbuluar se ata kanë lejuar një person të kalonte me goma makinash kontrabandë.
Mësohet se agjentët e policisë kanë vënë në pranga edhe këtë të fundit, i identifikuar si Odhise Kosta, për kontrabandë të mallrave të paliçencuara.
Top Channel