Bushati reagon për akuzat ndaj shefit të Kabinetit

22/10/2015 19:50

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagoi këtë të enjte pas akuzave që janë bërë për shefin e Kabinetit të tij, pas lajmit se i ka mbërritur fleta e thirrjes për të bërë ushtrinë në Greqi.

Bushati tha se ai ka në kabinet njerëz me dy apo tre nënshtetësi dhe këtë gjë e lejon edhe legjisalcioni shqiptar. 

“Drejtori im i kabinetit është një ndër punonjësit më të devotshëm të shtetit shqiptarë.  Edhe i gjithë ekipi im dhe gjithë emërtesat e ministrit të Jashtëm, jam i gatshëm t’i vë në dispozicion të opinionit publik CV-të e tyre, background-in e tyre, njohuritë që kanë, gradat shkencore dhe gjithashtu gjuhët e huaja. Mund t’ju them që në kabinetin tim ka njerëz që të gjithë së bashku flasin më shumë se 10 gjuhë të huaja, njerëz që të gjithë janë shkolluar jashtë dhe njerëz që mund të kenë dy apo tre nënshtetësi në kabinet dhe legjislacioni shqiptar e lejon një gjë të tillë. Pra çdo gjë tjetër është veçse spekullim, ose në hapësirën politike shqiptare ndoshta për fat të keq idiotët e nevojshëm të fqinjëve vazhdojnë të gjallojnë”, tha Bushati.

Një ditë më parë, opozita, përmes përfaqësuesit të saj në këtë Komisionin për Politikë të Jashtme, Aldo Bumçi, e ka cilësuar si skandaloz rastin e thirrjes së shefit të Kabinetit në MPJ ushtar nga Greqia.

“Lajmi që një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme është thërritur ushtar nga Greqia është skandaloz sepse i gjithë materiali sekret diplomatik kalon nga Shefi i Kabinetit të kësaj ministrie”, tha Bumçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA