“Al Jazeera”, reportazh për Jahjagën

22/10/2015 12:05

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është pjesë e një reportazhi të gjatë të Al Jazeera’s, në kuadër të ciklit të reportazheve “Women make change”. Reportazhi përshkruan në detaje rrugëtimin e Jahjagës, që nga puna e saj si police e deri tek posti i Presidentes.

Jahjaga thotë se ajo ka pasur në vazhdimësi përkrahjen e familjes. Pasi përshkruhet i gjithë rrugëtimi i Jahjagës deri në postin e Presidentes së Kosovës, artikulli shkruan edhe për problemet aktuale të shtetit.

Një nga krizat më të mëdha përshkruhet eksodi masiv i vitit 2015, kur më shumë se 50 mijë qytetarë lanë shtëpitë e tyre për t’u larguar në vendet e BE-së.

“Kur pashë fotografitë dhe videot e mijëra njerëzve duke lënë vendin, e dija se nuk mund të rrija më në zyre”, rrëfen Jahjaga.

“Diçka nuk është në rregull, pasi ata po largohen nga vendi”, thotë ajo kur rrëfen ikjen e qytetarëve nga Kosova.

Në portretin e Jahjagës në Al Jazeera përshkruhet edhe puna e Presidentes në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe çështje të tjera si mbrojtja e viktimave të përdhunimit gjatë luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA