Votimi në UNESCO dëshpëron Serbinë

21/10/2015 18:40

Serbia nuk është e lumtur me rezultatin e votimit për pranimin e Kosovës në UNESCO. Beogradi zyrtar dëshironte që vendimi të shtyhej për të paktën dy vjet.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç tha se, “Kosova mund të bëhet anëtare e kësaj organizate, por historia nuk mund të fshihet. Kishat dhe trashëgimia gjithmonë do të jenë serbe”.

Përkundër dramës, në kryeqytetin serb duket se pritjet kanë qenë të vogla.

“Jemi duke u përpjekur që të bindim tërë botën që ta shtyjmë vendimin deri në vitin 2017 dhe për këtë të flasim në Bruksel. Shqiptarët nuk duhet të na mashtrojnë duke aplikuar në çdo organizatë ku mund të na mundin me vota dhe të shmangim të arrijmë marrëveshje. Ndoshta ndryshojmë diçka, por sot lajmet janë të këqija”, tha presidenti Tomisllav Nikoliç.

Në Beograd e në Novi Sad, një pjesë e studentëve me parulla kundër Kosovës dhe këngë nacionaliste shprehën pakënaqësinë me mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Rrugët e qytetit u bllokuan, por turmat nuk ishin të mëdha.

Një ditë më parë, udhëheqësit e Shetit, Kishës dhe Akademisë së Shkencave e Arteve bënë një deklaratë për Kosovën dhe në Serbi ishin ngritur tensione rreth problemit të saj.

Top Channel