Partia Socialiste u është përgjigjur akuzave të nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho lidhur me investimet në sistemin energjitik.
Deputeti socialist Ervin Bushati tha se vetëm këtë vit po invsetohet më shumë se 6 vite të marra së bashku nga qeverisja e PD-së.
“Këtë vit po investohet më shumë se 6 vitet e marra së bashku të qeverisjes së PD-së. Janë mbi 335 milion dollare investime të garantuara për sektorin energjetik vetëm në këto dy vite qeverisje.Nga një gërryes i vazhdueshëm i Buxhetit të Shtetit, sektori energjitik është kthyer tanimë në kontribuues me kohë të plotë të zhvillimit ekonomik”, tha Ervin Bushati, deputet i PS-së.
Bushati solli si argument të investimeve uljen e humbjeve në rrjet, që sipas qeverisë kanë rënë në 25 përqind nga 45 përqind që ishin në kohën e qeverisjes së demokratëve.
“Janë të njëjtën që inkurajuan, shtynë dhe toleruan paligjshmërinë në pagesat e energjisë elektrike. Ata mohuan gjithçka që bëri ky shtet. Vetëm në 9 muajt e parë janë arkëtuar më shumë se gjithë viti i tyre më i mirë. Në kohën që ata akuzojnë humbjet në rrjet ishin 45 %, ndërsa në shtator u shënua rekordi historik me 25 % humbje teknike në rrjet”, u shpreh ai.
Top Channel