Agjentë të policisë së Mirditës, në vijim të operacioneve kundër kanabisit, kanë zhvilluar këtë të mërkurë një tjetër operacion, që është finalizuar me sekuestrimin e mbi 420 kilogramëve lëndë narkotike.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se gjatë operacionit është arrestuar pronari i banesës ku është gjetur kanabisi, ndërsa janë shpallur në kërkim dy poseduesit e saj.
Personat në fjalë, vijojnë burimet, janë identifikuar si shtetasi Simon Beqiri, 64 vjeç, dhe vëllezërit Simon e Petrit Bardhi, të moshave 43 dhe 50 vjeç.
Lënda narkotike është gjetur në fshatin Simon, të njësisë administrative të Kaçinarit dhe gjatë bastisjes së saj ndër të tjera janë sekuestruar edhe një peshore që shërbente për të peshuar drogën, thasë plastikë për ta paketuar atë, karta identiteti, etj.
Top Channel