Kredia afatgjatë, “Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin

21/10/2015 20:00

Agjencia vlerësuese e parametrave ekonomikë, “Standard&Poor’s” konfirmoi renditjen “B/B” të kredisë afatgjatë në monedhën vendase dhe të huaj për Shqipërinë.

Me këtë vlerësim, sipas saj, faktorët sovranë të kreditit në Shqipëri janë gjerësisht të paprekur. Opinioni pozitiv pasqyron potencialin në rritje që agjencia sheh në performancën fiskale të Shqipërisë.

“Përmirësimet fiskale do të varen nga normat më të larta të rritjes ekonomike nga viti 2015. Në të njëjtën kohë, ngadalësimi i vrullit të reformave mund të pengojë rritjen ekonomike dhe anasjelltas”, thuhet në një deklaratë.

“S&P” pret investime të larta, kryesisht nga hidrocentralet dhe projekti i gazsjellësit Trans-Adriatic Pipeline në vitet 2016-2018.

Agjencia pret që remitancat të mbeten poshtë 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto si rrjedhojë e krizës greke, por emigracioni që vazhdon do ndihmojë në diversifikimin e burimeve të remitancave”, vijon deklarata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA