Në qytetin bregdetar të Durrësit janë shtuar kontrollet ndaj mjeteve motorike që lëvizin pa dokumentacion në rrugë.
Inspektorët e Qarkullimit Rrugor kanë sekuestruar 21 mjete pa dokumentacionin e nevojshëm dhe kanë arrestuar 5 nga drejtuesit e tyre.
Të arrestuarit janë me banim në Durrës dhe i përkasin grupmoshës nga 18 deri në 54 vjeç, bëjnë të ditur autoritetet lokale.
Ata kanë qenë duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës, kur janë ndaluar nga shërbimet e kontrollit rrrugor.
Aksioni i rrugorëve ka si qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve, si dhe formalizimin e mjeteve motorike.
Në jo pak raste, motoçikletat janë kthyer në burim aksidentesh rrugore të pazbardhura për shkak të lëvizjes pa targa.
Top Channel