Dhunuan tatimorët, arrestohen dy persona
21/10/2015 11:30
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, pasi kanë dhunuar dy tatimorë. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar Fatmir Sula dhe Fredi Keta, nga Tirana.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.30 në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”, ku kanë goditur Erjon Trungun dhe Arian Xheblatin, inspektorë të drejtorisë së tatimeve. Mbi Sulën dhe Ketën rëndon akuza e goditjes për shkak të detyrës.
Top Channel