Deklarata e Thaçit pas aprovimit të rezolutës për UNESCO

21/10/2015 17:20

Pas aprovimit të rezolutës për pranimin e Kosovës në UNESCO, ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është një hap shumë i rendësishëm për Kosovën, duke falënderuar të gjithë miqtë nderkombëtarë që e kanë përkrahur Kosovën në këtë drejtim, raporton “Indeksonline”.

“Vlerësoj se është një hap jashtëzakonisht i rendësishëm për Kosovën për pranimin e Kosovës në UNESCO. Kemi punuar bashkë më miqtë dhe partnerët tanë. Kosova e meriton që të anëtarësohet. Është një mbështjeje jashtëzakonisht e fuqishme e Organizatës së Kombëve të Bashkuara për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, për afirmimin e shkencës dhe kulturës. Kosova është vend multi-etnik, falënderoj të gjitha vendet që kanë votuar pro, gjithashtu edhe vendet që kanë abstenuar do ta kuptojnë që në Asamblenë e Përgjithshme do të votojnë edhe më fuqishëm për Kosovën”, është shprehur Thaçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA