Në fokus reforma zgjedhore/ Ambasadori Gonzato takim me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha merr pjesë në kongresin e radhës së të djathtës europiane që mban punimet me 21 dhe 22 tetor në Madrid të Spanjës.
Në kongres do të trajtohen një gamë e gjerë e sfidave me të cilat përballet Europa sot, nga siguria tek rimëkëmbja ekonomike. Kongresi do të fokusohet në politikat e jashtme dhe ato të sigurisë të tilla si migrimi dhe lufta kundër terrorizmit, punësimi, një treg dixhital të përbashkët, ndryshimet klimatike dhe partneritetin midis Europës dhe SHBA.
Kongresi do të zgjedhë drejtuesit e rinj të PPE, Presidentin, zv/presidentët, Sekretarin e Përgjithshëm.
Për herë të parë Partia Demokratike e Shqipërisë merr pjesë si anëtare me të drejta të plota e PPE-së dhe do të ushtrojë të drejtën e votës.
PPE ka dhe grupin më të madh në Parlamentin Europian.
Top Channel