Serbia apelon te vendet anëtare të UNESCO-s të mos votojnë pro anëtarësimit të Kosovës.

Krerët e shtetit të Serbisë; kryeministri Aleksandar Vuçiç, por edhe Presidenti serb; disa ministra, krerët e Kishës Ortodokse serbe dhe përfaqësues të Akademisë së Shencave dhe të Arteve kanë dalë me një deklaratë të përbashkët se, Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, por do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Europian, gjë e cila është kushtëzuar së fundmi nga kërkesat e disa shteteve për finalizimin e bisedimeve me njohje.

Në një letër me konkluzione të bazuara në disa pika, kishat serbe i takojnë kishës dhe Republikës së Serbisë dhe rrëmbimi i tyre është rrëmbim i trashëgimisë serbe dhe asaj europiane.

Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës! Është e rëndësishme, që problemet të zgjidhen në paqe dhe të krijohen marrëdhënie më të mira me shqiptarët. Por, krijimi i Asociacionit të Komunave serbe është në interes dhe intrument për mbrojtjen politike, ekonomike e të drejtave kulturore të serbëve.

Ndër të tjera, në këtë dokument thuhet se Serbia duhet ta shqyrtojë pozitën e serbëve në rajon, ndërsa mendimet e ndryshme tregojnë kulturë.

Këto reagime vijnë pas tensioneve të krijuara për Kosovën dhe deklarimeve të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve, i cili tha se populli duhet njoftuar se “Kosova është e humbur dhe se Serbia duhet të tërhiqet”.

Serbinë e kërcënonin zgjedhje të parakohshme, pas krizës së krijuar rreth Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA