Shteti Islamik, vritet një tjetër kosovar në Siri
19/10/2015 13:40
Një tjetër kosovar i cili po luftonte përkrah forcave të Shtetit Islamik në Siri është vrarë gjatë javës së kaluar.
Ai është Basri Sylejmani, nga lagjia Kodra e Trimave, Prishtinë, raporton gazeta “Express”.
Burime të gazetës bëjnë të ditur se ai është vrarë gjatë bombardimeve të një kampi të ISIS në Siri.
Mësohet se familja e tij ka marrë lajmin për vdekjen, por ende nuk ka hapur dyert për ngushëllime.
Top Channel