Meta takon Stancic: Sllovenia, eksperiencë teknike për integrimin europian

19/10/2015 14:30

Sllovenia do t’i ofrojë Shqipërisë eksperiencën e saj në rrugën e integrimit europian. Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me ambasadoren e re të Sllovenisë, Lea Stancic.

Sllovenia ndjek me vëmendje progresin substancial të Shqipërisë në rrugën e nisur të reformave, është shprehur ambasadorja Stancic, duke vlerësuar zhvillimin e vendit.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve duke shprehur vullnetin për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve. Meta shprehu mirënjohje për kontributin e veçantë që Sllovenia ka dhënë për zhvillimet demokratike dhe ekonomike në Kosovë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA