Kosovë, policia: Dy aktivistët e VV dyshohet se do sulmonin eskortën e Mustafës

19/10/2015 19:50

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të arrestuar nga Policia e Kosovës këtë të hënë, dyshohen se po përgatisnin një sulm ndaj eskortës së kryeministrit Isa Mustafa.

Sipas një komunikate për media të policisë thuhet se, pas kontrollit te të arrestuarit janë gjetur dhjetëra topa me ngjyrë, që dyshohet se janë mjete që do të përdoreshin gjatë sulmit të tyre.

Komunikata e policisë së Kosovës vjen pas reagimit të Lëvizjes Vetëvendosje se dy të arrestuarit, Shkëlqim Morina dhe Atdhe Arifi janë rrahur në stacionin e policisë, duke publikuar edhe fotot e tyre me shenja në trup.

“Marrë për shkas këto pohime, Policia e Kosovës ka ftuar zyrtarisht Inspektoratin Policor që të hetojë veprimet e ndërmarra nga policia, si dhe të sqaroj rrethanat e trajtimit të të dyshuarve, për faktin se  Policia e Kosovës është e përkushtuar që veprimet e zyrtarëve të saj të jenë me përpikëri në përputhje me procedurat e standardizuara si dhe ligjin e policisë”, thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA