ALUIZNI i përgjigjet PD-së: Po baltos legalizimet

19/10/2015 18:20

ALUIZNI ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike për korrupsion me tenderat. Në një deklaratë për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e kësaj agjencie i cilëson akuzat e opozitës si përbaltje të procesit të legalizimeve nga partia që harroi legalizimet në 8 vitet e saj në pushtet.

ALUIZNI thotë se disa nga drejtoritë rajonale me procedurën “Tender i Hapur dhe Kërkesë për kuotim për shërbimin” kanë hapur procedura prokurimi për disa zona sipas kompetencës së tyre. Agjencia thotë se nuk bëhet fjalë për tendera konsulence, por për tendera shërbimi.

“Nuk është prokurim konsulence, se s’kemi ç’të konsultojmë, por janë operatorë ekonomikë që do marrin metrin dhe latën dhe do bëjnë këpucët me baltë duke shkuar në terren shtëpi më shtëpi”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë shtohet se kostoja e evidentimit faktik në terren nuk është shifra që pretendohet nga opozita, por është e përcaktuar qartë nga një vendim i Këshillit të Ministrave.

“S’do shumë mend për të kuptuar që, pasi Partia e Strazimirit për dy vjet rresht mbeti gojëmbyllur përpara suksesit të këtij procesi, tani ka vetëm një alternativë, të përsërisin të njëtat fjalë pavarësisht se çfarë sqarimesh marrin”, thuhet në deklaratë.

Në fund të këtij të deklaratës thuhet se procesi i legalizimeve do të vazhdojë për të gjitha shtëpitë e qytetarëve dhe do të jetë falas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA