Progresi për dekriminalizimin, PD: Pa zgjidhje testi i drogës

17/10/2015 15:30

Në këto dy vjet fjala progres ishte bërë ekzotike në politikën shqiptare, kur në loje ishte gjetja e kompromisit mes qeverisë dhe opozitës.

Por me këtë fjalë opozita po përshkruan tani bisedimet për arritjen e një drafti të përbashkët për çështjen e dekriminalizimit. ‎

Pas 2 javëve diskutimesh larg vëmendjes publike, Oerd Bylykbashi dhe Ermonela Felaj kanë bërë hapa drejt kompromisit.

“Mazhoranca është tërhequr nga shenjat e gishtërinjve. E vetmja mënyrë për identifikimin e personave me identet të shumëfishtë që kanë kryer krime. Kështu që, gjatë kësaj periudhe ka patur ecje, por ende nuk janë zgjidhur gjëra të rëndësishme”, thotë Bylykbashi.

Cilat janë këto gjëra të rëndësishme që pengojnë dakortësimin përfundimtar? Oerd Bylykbashi përmend 2 pika.

“Ajo që mbetet për t’u zgjidhur është testi i drogës‎ dhe personat që kanë një proces të hapur me drejtësinë”, thotë ai.

Duke shpresuar që mazhoranca të bindet për ta bërë testin e drogës pjesë të ligjit për dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi e kishte të vështirë të jepte një përgjigje përfundimtare, kur u pyet nëse opozita është e gatshme të heqë dorë nga  kjo pikë.

“Nuk mund ta themi këtë. Ne do të vazhdojmë të punojmë sepse është interes i publikut që zyrtarët të kenë integritet dhe dinjittet. Deri tani mazhoranca ka kundërshtuar”, deklaron Bylykbashi.

Top Channel