Edhe pse uji tashmë nga rrugët është larguar nga përmbytjet në Vlorë, ajo që ngeli ishte balta nëpër të gjitha rrugët, e cila në disa zona arinte deri në 20 centimetra.
Kjo situatë është shqetësuese për qytetarët si dhe për drejtuesit e automjeteve. Bashkia e Vlorës ka marrë masa dhe ka vënë dhjetëra mjete për pastrimin e llumit dhe baltës.
Qindra metër kub baltë po hiqen nga rrugët e qytetit, ku më problematike kanë qenë zonat tek shkollat e qytetit dhe zona e Skelës.
Po ashtu, problematike është rruga përgjatë Ujit të Ftohtë, ku sasi balte kanë zbritur nga kodrat duke bllokuar dhe rrugët.
Kreu i Bashkisë së Vlorës ka vënë në dispozicion të gjitha mjetet e pastrimit, ku përveç heqjes së baltës, rrugët lahen me ujë për të eleminuar dhe pluhurin që krijohet.
Top Channel