Agjencia për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal për 13 persona, mes të cilëve edhe ish-zyrtarë të Qarkut të Beratit, me akuzën e tjetërsimit të pronës shtetërore.
Bëhet fjalë për një pronë shtetërore që shkon deri në 747 hektarë në Komunën Meldovë.
Sipas AKKP-së, ish-kreu i Këshillit të Qarkut të Beratit, ish-sekretari i Komunës së Meldovës dhe ish-kryetari i Këshillit të Komunës Meldovë kanë ndërhyrë përmes dokumenteve të falsifikuara për të tjetërsuar pronën shtetërore duke ia kaluar në mënyrë të paligjshme personave privatë.
Kërkesa për ndjekje penale ndaj 13 personave është depozituar në Prokurorinë e Beratit, ndërsa AKKP shprehet e vendosur për të “kallëzuar çdo rast të falsifikimit të dokumenteve me qëllim tjetërsimin e pronës”.
Top Channel