Meta-Bartolone: Të forcojmë më tej marrëdhëniet Francë-Shqipëri

16/10/2015 11:00

Shqipëria përcakton një reduktim të dioksidit të karbonit me 11.5% deri në vitin 2030. Ky është synimi kombëtar i vendit sipas kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Ai ka marrë pjesë në Konferencën parlamentare të Nivelit të Lartë për Ndryshimet Klimaterike të Zonës Euro Mesdhetare.

“Kontributi Kombëtar i Synuar (INDC) i Shqipërisë përcakton një reduktim të dioksidit të karbonit (CO2) me 11.5% deri në vitin 2030, duke e konsideruar këtë si një synim kombëtar. Paketa e masave që synon reduktimin e gazrave me efekt serrë lidhet me investimet në fushën e ndërtimit, atë të industrisë dhe transportit, me një kosto të përafërt totale prej rreth 700 milionë eurosh deri në vitin 2030. Shumica e këtyre masave të identifikuara për përcaktimin e INDC janë masa që lidhen ngushtë me përdorimin efikas të burimeve energjetike dhe me aplikimin e energjive të rinovueshme dhe biokarburantet”, është shprehur z. Meta.

Gjatë punimeve të konferencës Meta u takua edhe me Presidentin e Asamblesë Kombëtare të Francës, Claude Bartolone, ku vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA