Kosovë, AAK-ja nis protestat kundër Mustafës
16/10/2015 13:45
Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi nje mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues, ku u vendos mobilizimi i anëtarësisë dhe simpatizantëve në një protestë vendimtare kundër kryeministrit Isa Mustafa dhe qeverisë që ai drejton.
Kjo pasi anëtarët e Këshillit Drejtues i cilësuan marrëveshjet politike të nënshkruara nga kryeministri Mustafa, si të dëmshme për një shtet funksional, zbatimi i të cilave duhet ndaluar.
Veprimet do të koordinohen edhe me partitë e tjera opozitare, shoqërinë civile dhe qytetarët. AAK-ja ka paralajmëruar se do të kthehet në jetën normale institucionale vetëm kur kryeministri të tërhiqet nga marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.
Top Channel