Durrës, edicioni i XVIII i Festivalit Ballkanit të Fëmijëve

16/10/2015 11:30

Është çelur në Durrës edicioni XVIII i Festivalit Ballkanik të Fëmijëve, “Luajmë dhe vallëzojmë”. 

Grupe me fëmijë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, si dhe nga Ballkani kanë mbërritur në qytetin bregdetar për t’u bërë pjesë e festivalit që promovon argëtimin dhe ruajtjen e traditës te brezat e rinj.

Të gjitha grupet pjesëmarrëse në këtë aktivitet pritet të prezantohen me një repertor të pasur të lojërave popullore dhe valleve nga trevat që ata vijnë.

I organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës, festivali synon të forcojë miqësinë mes fëmijëve në Ballkan dhe më gjerë, nxisë ruajtjen e identitetit dhe traditës popullore në një botë gjithnjë e më të hapur drejt globalizimit, si dhe të promovojë qytetin antik të Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA