Basha: Rama mbrojti vjedhjen e 600 milionë eurove

16/10/2015 20:50

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj mbrojtjes që kryeministri Rama i bëri gjatë ditës marrëveshjes me CEZ, duke thënë se, “kryepërgjegjësi për vjedhjen e 600 milionë eurove u shfaq sot krenar për vjedhjen e shekullit”.

“Në krah të kopacëve bojëdalë e të përgënjeshtruar nga BE dhe nga qeveria çeke, kryemashtruesi gënjeu prap shqiptarët kur deklaroi se avokatët e qeverisë këshilluan tërheqjen nga arbitrazhi”, ka thënë Basha në profilin e tij në Facebook.

Por, sipas tij, e vërtetë është e kundërta. “I kërkuan të vazhdonte pa humbur kohë gjyqin. Por ai e kish ndarë mendjen t’i ndante 600 milionë euro të shqiptarëve me CEZ. Dhe për të humbur gjurmët ndaloi me ligj hetimin e vjedhjes së shekullit”, ka vijuar Basha.

Nëse nuk ka gjë për të fshehur, vijon kreu i PD, qëndrimin e tij, pse pengon hetimin ndërkombëtar? “Sepse është i zhytur deri në fyt në këtë aferë”, ka shtuar Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA