Vlorë-Orikum, shkatërrohet me tritol shkëmbi. Hapet rruga nacionale

15/10/2015 00:00

Shembjet në rrugën Vlorë-Orikum për shkak të reshjeve janë shoqëruar edhe me rrëshqitjen e një mase shkëmbi, e cila rrezikonte shembjen mbi rrugë në çdo moment.

Për këtë arsye, Bashkia e Vlorës kërkoi ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe, sot ekspertët xhenierë vendosën një sasi prej 5 kilogramë tritol, duke hedhur në erë shkëmbin prej 110 metër kub.

Reshjet e së shtunës dhe së dielës së kaluar shkaktuan përmbytje të mëdha në Vlorë, por edhe bllokim të aksit Vlorë-Orikum për shkak të shembjes së rrugës. Bashkia e Vlorës nisi menjëherë punën për hapjen e rrugës, por edhe eliminimin e pasojave që lanë pas reshjet e shumta.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta