Vidhnin serviset në Elbasan, dy të arrestuar

15/10/2015 10:05

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona të cilët vidhnin servise automjetesh. Në sajë të operacionit të koduar “Servisi” janë arrestuar Rodrinjo Çekrezi, 26 vjeç dhe Flamur Zaimi, 26 vjeç.

Gjatë këtyre muajve të fundit ata kanë vjedhur në sërë servisesh në Elbasan dhe Cërrik. Pasi merrnin pjesë këmbimi automjetesh, vegla pune etj., i shisnin ato në Tiranë.

Ngjarja e fundit e regjistruar nga policia është në fshatin Kodër Bujars, ku kanë vjedhur me thyerje një servis dhe më pas sendet e vjedhura i kanë transportuar me automejtin e Çekrezit.

Policia e Elbasanit ka ndjekur ngjarjen, duke arrestuar në flagrancë autorët teksa shisnin sendet e vjedhura në Tiranë.

Si provë materiale policia ka sekuestruar një kompreso, një aparat saldimi, dy troko, një trapan dhe automjetin Benz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA