Kosova sërish drejt zgjedhjeve, Sejdiu nuk siguron kuorumin, Kurti këmbëngul se marrëveshja mbetet në fuqi Serbia rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme për shkak të kërkesave të Gjermanisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në kapitullin 35 të bisedimeve të Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian, Gjermania kërkon një marrëveshje paqeje dhe kjo ka trazuar politikën serbe. Një pjesë e serbëve janë për referendum lidhur me pranimin ose jo të këtyre kërkesave, por kryeministri Aleksandar Vuçiç ka thënë se do të japë dorëheqje për ta konfirmuar politikën e tij.
Ai takoi edhe krerët e Kishës Ortodokse Serbe, por edhe ambasadorët e shteteve perëndimore në Beograd për të diskutuar për problemet e krijuara pas takimeve të fundit në Bruksel.
Presidenti serb Tomisllav Nikoliç tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë është e pamundur dhe një gjë e tillë do të shkaktonte një luftë civile.
Kjo vë në pikëpyetje vazhdimin e bisedimeve me Kosovën, por edhe vetë bisedimet e Serbisë për integrim.
Top Channel