Kosovë, fletë-thirrje për deputetët Topalli dhe Kadaj-Bujupi
15/10/2015 19:30
Policia ka lëshuar fletë-thirrje për deputetin e Vetëvendosjes Faton Topalli, në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës sot në Kuvend.
Top Channel mëson se Topalli e ka refuzuar fletën për paraqitjen.
Ndërsa për deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi mësohet se ende s’ia kanë dërguar, por Top Channel mëson nga burime se edhe fleta për shefen e Grupit Parlamentar të AAK-së është gati dhe pritet t’i dorëzohet së shpejti.
Top Channel