Informaliteti në transport, ashpërsohen masat

15/10/2015 13:35

Personat të cilët kryejnë aktivitet të palicensuar në shërbimin taksi do të dënohet deri në dy vjet burg, në rast shkelje të përsëritur. I njëjti dënim do të zbatohet edhe për ata persona, të cilët ushtrojnë aktivitet transporti me autobusa të paregjistruar.

Përmes një vendimi në mbledhjen e fundit qeveria ka miratuar një plan të posaçëm masash për të luftuar informalitetin në sektorin e transportit. Plani parashikon kontrolle masive në terren dhe ashpërsimin e masave ligjore për shkeljet deri në dënim me burg për fshehje të ardhurash.

Sipas planit, autoveturat që qëndrojnë të palicensuara në shërbimin taksi dhe autobusve që kryejnë aktivitet të paregjistruar do të dënohet fillimisht me masë administrative dhe masë plotësuese, që parashikon heqjen e lejes së qarkullimit dhe sekuestrimin e mjetit. Në rast përsëritje personi do të ndiqet penalisht për fshehje të ardhurash.

Për taksitë që janë të papajisura me taksimetër ose e kanë atë jofunksional ndëshkimi do të jetë masë administrative dhe mbi këtë masë plotësuese për tërheqjen e licencës. Të njëtat dënime vlejnë autoveturat apo autobusët, që nuk kanë aktin e komoditetit.

Shtim të kontrolleve do të ketë edhe për biletat e autobusëve. Sipas planit nëse konstatohet se autobusët nuk lëshojnë bileta, atëherë sipas ligjit në fuqi do të ketë gjobë dhe pezullim licencë për gjashtë muaj.

Nga ana tjetër individët të cilët importojnë një automjet të përdorur përparas se ta shesin atë do të detyrohen ta regjistrojnë në emrin e tyre dhe noterët nuk do të lejojnë të kryejnë asnjë veprim shitblerje nëse mjeti nuk është i regjistruar në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor. Ndryshimet e reja ligjore që pritet të jenë gati muajin tjetër do të kufizojnë në 2 numrin e automjeteve që një individ mund të importojë brenda një viti.

Paralalelisht, individët të cilët importojnë dhjetëra mjete në vit të palicensuar në rast konstatimi do të ndiqen penalisht sipas nenit 180 të kodit penal, i cili me amendimet e fundit që po diskutohen në komisione parashikon automatikisht dy vjet burg.

Të gjitha masat kanë afate të përcaktuara kohore se kur do të hyjnë në fuqi, shumica e të cilave gjatë këtij muaji dhe muajit të ardhshëm. Përmëes këtij plani qeveria synon të vendos nën ombrellën fiskale edhe sektorin e transportit të udhëtarëve apo tregtimit të mjeteve të përdorura. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA