Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe që të investojnë në projektet e energjisë së rinovueshme në vend, veçanërisht në atë të energjisë diellore.
Gjatë një takimi me homologun e tij Suhail Mohammed Faraj Al Mazrouei, iu kushtua rëndësi investimit në rritjen e efiçencës së energjisë në ndërtesat publike. Ministri Gjiknuri ftoi gjithashtu investitorët të bëhen pjesë e projekteve të gjenerimit nga burimet ujore apo diellore, prodhimin e energjisë nga TEC-et dhe perspektivën e zhvillimit të tregut të gazit.
Gjithashtu u kërkua asistencë teknike nga Emiratet e Bashkuara Arabe në fushat e energjive të rinovueshme, efiçencës së energjisë dhe krijimit të Fondit të Efiçencës.
Ministri i EBA-s tha se vendi i tij aktualisht është prodhuesi i celulave fotovoltaike për panele të energjisë diellore me çmimin më të ulët në botë. Ai mbështet mundësitë e investimit në projekte që lidhen me energjinë e rinovueshme, zhvillimet në infrastrukturën e gazit dhe industrinë minerare.
Top Channel